Allegri: E merituam kualifikimin në finale të Kupës
24 prill 2024
| 12:52
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se “Zonja e Vjetër” e ka merituar kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë. Juventusi pësoi humbje nga Lazio (2-1), por torinezët falë fitores në ndeshjen e parë u kualifikuan në finale.
“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Skuadra luajti mirë në pjesën e dytë. Duke parë dy ndeshjet, ne e merituam finalen, edhe pse Lazio luajti një ndeshje të shkëlqyer”, ka thënë Allegri.
Juventusi në finalen do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Atalanta-Fiorentina, ndeshje kjo që luhet sonte.