Allegri: Jam i lumtur me pikën e fituar ndaj Atalantës

02 tetor 2023 | 13:15

Trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri ka thënë se barazimi në ndeshjen ndaj Atalantës (0-0) e rrit vetëbesimin e “Zonjës së Vjetër”.

“Jam i lumtur me pikën e fituar dhe paraqitjen. Ne luajtëm mirë për 60 minuta, por mund të kishim bërë më shumë teknikisht, veçanërisht në pasimin final. Ne e mbajtëm topin në tokë, por Atalanta bëri presion të lartë. Tani, ne kemi një javë për t’u bërë gati për derbin”, ka thënë Allegri, i cili me pas ka deklaruar se portieri Wojciech Szczesny është ndër më të mirët në botë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur…