Allegri: Juventusi e ka në ADN fitoren

16 maj 2024 | 11:51

Juventusi e fitoi Kupën e Italisë, pasi triumfoi 1-0 në finalen kundër Atalantës. Trajneri Max Allegri, i cili shpërtheu në fund duke u ndëshkuar me karton të kuq, vlerësoi ndeshjen e lojtarëve të tij.

“Jam i lumtur për djemtë, ata u dhuruan gëzim të madh klubit dhe tifozëve. Kurrë nuk është e lehtë të fitosh, por bën pjesë në ADN-në e Juves. Thiago Motta si pasues në sezonin e ardhshëm? Klubi do të bëjë vlerësimet e veta. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubin të lavdishëm“, u shpreh trajneri rekordmen i këtij kompeticioni.

56-vjeçari e fitoi për herë të pestë Kupën e Italisë, shifër që nuk e ka arritur asnjë prej kolegëve të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar…