Allegri: Juventusi ekip i mesit të tabelës, nuk jemi më të mirë se Verona

31 tetor 2021 | 13:38

Juventusi dje ka pësuar edhe humbjen e katërt sezonale brenda 11 xhirove, teksa u mposht nga Verona në udhëtim me rezultat të ngushtë 2:1.

Pas ndeshjes, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri, ka thënë se Juventusi momentalisht është ekip i mesit të tabelës.

“Fjalët janë të pakuptimta tani. Jemi në një situatë të keqe, duhet të pranojmë realitetin që tani jemi një ekip në mes të tabelës. Mund të dalim nga kjo situatë me pak më shumë vendosmëri dhe cilësi”, ka thënë Allegri për “DAZN” pas fishkëllimës së fundit. Veshja e fanellës së Juventusit nuk na jep garanci se duhet të mposhtim skuadrat në mes të tabelës. Duhet të fitojmë çdo pikë dhe ta bëjmë atë me qëndrimin e duhur. Verona e dinte se kështu duhej të luante për të mundur Juventusin. Gabimi ynë ishte që supozuam se ishim më të mirë se Verona, dhe për momentin nuk jemi. Duhet të jemi realistë”, është shprehur Allegri.

Momentalisht, Juventusi gjendet në vendin e nëntë me 15 pikë, 13 më pak se liderët Napoli e Milani, të cilët kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se ekspertët kanë…