![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/allegri.jpg)
Allegri ‘kërcënon’ Napolin në garën për titull
14 nëntor 2022
| 12:44
Juventusi në mënyrë befasuese bëri një mbyllje fantastike këtij viti, teksa përballë Lazios siguroi fitoren e gjashtë radhazi.
“Zonja e Vjetër” e mbylli vitin në vendin e tretë duke parakaluar pikërisht Lazion, por kreu mbetet ende larg, minus 10-të pikë. Trajneri Max Allegri ka thënë se Napolit i duhen 90 pikë për të fituar titullin.
“Napoli po bën gjëra të jashtëzakonshme, por të shohim, për të fituar titullin i duhen minimumi 90 pikë. Gjashtë javë më parë askush nuk e besonte se do të mbyllnim vitin në vendin e tretë, tani të karkikojmë bateritë”, u shpreh ndër të tjera Allegri.