
Allegri: Kërkova sakrificë nga lojtarët ndaj Torinos
Juventusi e fitoi derbin ndaj Torino me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo nga penalltia. Trajneri Massimiliano Allegri, ka bërë të ditur se i kishte kërkuar lojtarëve sakrificë për këtë ndeshje.
“Ishte një ndeshje e vështirë sepse luajtëm tre ditë pas Ligës së Kampionëve, ishte një derbi ndaj një ekipi në formë. Torino ka ushtruar presion në pjesën e parë, duke na krijuar vështirësi. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe kishim disa mundësi shënimi. U kisha kërkuar lojtarëve kompaktësi dhe sakrificë për këtë ndeshje. Në pjesën e parë nuk ishim mirë për shkak të presionit të kundërshtarit, më pas ata u lodhën. Fakti që rritemi në pjesën e parë do të thotë se po rritemi fizikisht”, ka thënë Allegri, i cili e komentoi edhe penalltinë e shënuar nga Ronaldo: “Nuk i shoh penalltitë, gjithsesi përgëzoj Ronaldon për golin”.