Allegri: Kualifikohemi në Francë dhe jo me fitore 1-0

17 shkurt 2023 | 13:20

Juventusi dështoi në “Allianz Stadium”, në takimin ndaj Nantes i vlefshëm për Ligën e Evropës, pasi barazoi shifrat 1-1.

Trajneri Massimiliano Allegri është shprehur i zhgënjyer me rezultatin e arritur, por është optimist së në Francë do të arrin fitore me rezultat më të thellë se 1-0.

“Na vjen keq sepse nuk e mendonim kështu fundin e kësaj sfide. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e kthimit, duhet të shkojmë në Francë për të luajtur për kualifikimin. Skuadra ime nuk do vetëm fitore 1-0, mjaft me këto gjëra tani, mos e teproni. Sulmi? Mund të bënin më mirë pranë zonës, rastet ishin, por tani duhet të përmirësohemi sepse nuk kemi kohë. Episodi VAR në fund? Me Fiorentinën ishte diçka objektive, sonte është një vendim që duhet pranuar. Një gjyqtar thirret në VAR për të gjykuar një penallti dhe më pas gjen një faull. Është e kotë të flasësh tani”, ka thënë Allegri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paraporositë i tejkalojnë ato të serisë së mëparshme Galaxy S22,…