Allegri: Kupa e Italisë është objektivi i Juventusit
Juventusi pret të enjten mbrëma në “Allianz Stadium”, Frosinonen.
Një ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë, një objektiv i bardhezinjve siç e theksoi në konferencë për shtyp edhe trajneri i torinezëve, Massimiliano Allegri.
Ndër të tjera, tekniku livornez që ndaj Frosinones do të regjistrojë ndeshjen e 400 në drejtim të Juventusit, tha se për të është një nder sidomos kur përpara tij janë vetëm dy legjenda si Trapattoni dhe Lippi.
“Chiesa nuk është i grumbulluar për këtë ndeshje, shpresoj ta kem për sfidën e kampionatit ndaj Sassuolos.
Nuk e di çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kean, unë nuk merrem me merkaton, për atë mendojnë drejtuesit.
Për momentin Kean është një lojtar i Juventusit, unë jam i lumtur për atë që ka bërë ai deri në këtë momente.