Allegri: Morëm një pikë të rëndësishme ndaj Atalantës

14 shkurt 2022 | 13:32

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka thënë se ishte i kënaqur me një pikë ndaj Atalantas në Bergamo.

Bianconerët pësuan gol pas 381 minutave nga Ruslan Malinovskyi në këndin e sipërm, por Danilo rrëmbeu golin e barazimit në momentet e fundit të ndeshjes.

Kjo do të thotë se Juve ka ende vendin e katërt, por Atalanta gjithashtu ka një lojë në dorë, kështu që lufta për kualifikimin në Champions League mbetet e hapur.

“Do të ishte zhgënjyese të humbisja një ndeshje pasi luajtëm kaq mirë”, tha Allegri për DAZN.

“Pjesa e dytë ishte më e mirë, paradoksalisht kur ne duhej të shënonim, ne gabuam pasimin, Atalanta ishte në kundërpërgjigje dhe Malinovskyi bëri mirë që fitoi atë goditje dënimi. Ishte një gol i jashtëzakonshëm dhe Danilo shënoi një gol të shkëlqyer”.

“Atalanta është shumë agresive, kështu që ne duhej ta lëviznim topin shpejt për ta lënë pas tyre. Ishte një lojë shumë argëtuese, po humbnim 1-0 dhe rrezikuam humbjen, por është një pikë e rëndësishme. Ne donim të fitonim, por e dinim se Atalanta ishte e fortë dhe kështu jemi të lumtur që vazhdojmë ecurinë e pamposhtur.”

Allegri kishte thënë tashmë se Juventusi ishte jashtë garës së Scudetto-s edhe para këtij ngërçi, por ata tani kanë rënë edhe më tej pas liderëve të rinj Milan.

“Ishte zyrtare para kësaj. Ka shumë pikë për t’u rikthyer nga tre skuadra. Ne thjesht përpiqemi të përmirësojmë paraqitjet tona dhe duhet të bëjmë një hap përpara kur të kemi atë topin e fundit për ta kthyer një shans në gol. Këtu duhet të bëjmë më mirë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i fiskalizimit i nisur para më shumë se një…