
Allegri në ‘radarin’ e Bayernit
03 nëntor 2019
| 15:53
Pas raportimeve se Massimiliano Allegri po kërkohet nga Manchester Unitedi, Real Madridi, Arsenali e Tottenhami, listës së klubeve që e kërkojnë trajnerin italian i është shtuar edhe Bayerni.
Ish-trajneri i Juventusit po kërkon aventurë të re, pasi i dha fund karrierës te Juve duke fituar pesë tituj kampioni në Itali. Sipas “Corriere dello Sport”, Allegri është kandidati kryesor për të marrë postin e trajnerit te Baeyrni nëse gjiganti gjerman vendos për largimin e Niko Kovaçit. Presioni te bavarezët është rritur edhe më shumë pas humbjes 5 me 1 nga Frankfurti në fundjavë.
Allegri do të ishte italiani i tretë që mund të udhëheqë Bayernin pas Giovanni Trapattonit e Carlo Ancelottit.