Allegri: Nuk do të jetë e lehtë në Freiburg

10 mars 2023 | 11:20

Juventusi shënoi fitore minimale ndaj Freiburgut (1-0), në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në Ligën e Evropës.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri ka thënë se është i kënaqur me fitoren, por e ka pranuar se nuk do të jetë aspak lehtë në ndeshjen kthyese në Gjermani.

“Luajtëm një lojë të mirë, me intensitet të madh dhe teknikë të mirë. Rrezikuam të na barazonin, por për fatin tonë të mirë goli u anulua, por ne bëmë shumë pasime të gabuara gjatë ndeshjes. Duhet të përmirësohemi, sepse koha është thelbësore, përndryshe të tjetër do të kthehen. Nuk do të jetë e lehtë në Freiburg, por ajo që më bën të mendoj pozitivisht është se ne kemi krijuar shumë dhe ata do të na japin hapësirë atje. Duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë”, ka thënë Allegri.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,…