
Allegri: Nuk jemi favorit në Ligën e Kampionëve
29 janar 2019
| 21:56
Trajneri Massimiliano Allegri insiston se Juventusi nuk është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Në fazën e parë eliminatore kampioni italian do të luajë ndaj gjigantit spanjoll, Atletico Madrid, derisa ndeshjen e parë zhvillon si mysafir.
“Nuk është e shkruar ndokund se ne jemi super favorit për Ligën e Kampionëve. Kjo do të ishte çmenduri. Duke thënë kështu, nuk e përjetoni garën ashtu siç duhet, por një nga objektivat është ta sjellim atë në shtëpi, nëse luajmë mirë dhe kemi fat”, ka thënë Allegri.