Allegri: Nuk jemi favorit për titullin, tri skuadra janë para nesh

23 tetor 2023 | 13:06

Juventusi shënoi fitore në derbin e Italisë ndaj Milanit (0-1). Një gol i Manuel Locatellit ka vendosur sfidën duke i dhënë tre pikë të arta “Zonjës së Vjetër” në “San Siro”.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk e sheh skuadrën e tij si favorit për titullin e kampionit në Serie A. Ai insiston se para Juventusit si favorit janë Interi, Milani dhe kampioni në fuqi Napoli.

“Interi, Milani dhe Napoli janë favoritët për titullin, një ndeshje nuk ndryshon asgjë, ne duhet të kthehemi për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Ishte një ndeshje e luajtur mirë në mbrojtje në pjesën e parë, pastaj futbolli përbëhet nga episode dhe pati një paraqitje të mirë nga Kean”, ka thënë Allegri.

“E nisëm pjesën e dytë jo shumë mirë, edhe pse ishim në epërsi numerike, duke pësuar disa harkime, për më tepër fundi duhej menaxhuar më mire, për të mos e lejuar Milanin të kundërsulmonte, sepse Leao është në gjendje të zhvlerësojë lojtarin plus. Unë jam shumë i lumtur, duhet t’i falënderoj djemtë”, ka deklaruar Allegri.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“GJALLË ME LUFTUE, ROBNINË, VDEKUN ME RRNUE PËR LIRINË!” Doli…