![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/03/massimiliano-allegri.jpg)
Allegri: Nuk kam kontakte me PSG-në
20 shkurt 2020
| 14:10
Trajneri Massimiliano Allegri vazhdon të jetë i papunë. Së fundmi tekniku italian ka udhëtuar drejt Parisit dhe kaq ka mjaftuar që të shtohen zërat për një kalim të mundshëm te PSG-ja. Megjithatë ish-trajneri i Juves e ka mohuar se është në kontakte me skuadrën franceze.
“Unë nuk kam asnjë kontakt me PSG-në dhe është mungesë respekti për të tjerët të them që jam në Paris për të folur me Leonardon. Jam këtu për të paraqitur librin tim dhe përvojat e mia. Në shtator do të kthehem në drejtimin e një skuadre. Studimi në anglisht? Po e mësoj këtë gjuhë për kulturën time personale, pasi kur shkoj jashtë vendin nuk mund të komunikoj në gjuhë tjetër”, ka thënë Allegri.