Allegri: Nuk pendohem që u largova nga Juventusi
Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se nuk pendohet aspak që u largua nga pozita e trajnerit e klubit italian, si dhe sugjeroi se Interi mund ta fitojë titullin e Serisë A këtë sezon.
Massimiliano Allegri e drejtoi Juventusin në pesë tituj radhazi të Serisë A, mirëpo e la këtë pozitë në fund të sezonit të kaluar, duke i lënë vend Maurizio Sarrit.
“Absolutisht nuk pendohem për vendimin që e mora me Juventusin, gjërat nuk duhet të sforcohen. Pas pesë vjetëve, kishte ardhur koha për një pushim. Ndoshta presidenti e kishte kuptuar këtë gjë para meje”, tha 52-vjeçari.
“Ne arritëm shumë, në krahasim me kohën kur u emërova trajner – kur të gjitha llojet e perimeve u gjuajtën në drejtim timin në Vinovo. Unë ende e kam një lidhje të mirë me Angellin. Kaluam shumë kohë bashkë gjatë verës”.
“Ai është ende i ri dhe ka shumë pikëpamje të mrekullueshme për futbollin evropian. Ai po bën gjithçka të mundur për ta përmirësuar futbollin italian”.
Ish-trajneri i Milanit u pyet pastaj për Interin e Beppe Marottas dhe tha se ata mund t’ia marrin Juventusit titullin e Serisë A këtë sezon.