Allegri qëndron në Juventues, përkundër eliminimit nga Liga e Kampionëve

26 tetor 2022 | 13:48

Massimiliano Allegri i është lëkundur karrigia e trajnerit pasi mbrëmë kur skuadra e tij ka pësuar humbje ndaj Benfica, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Pozita e trajnerit të Juventusit shihej në pikëpyetje pas humbjes ndaj Benfica, megjithatë duket se ai do të jetë aty edhe për një kohë.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, përkundër humbjes 4:3 ndaj Benfica, bordi i Juventusit do të vazhdojë me Allegrin.

“Zonja e Vjetër” ka pasur një start të dobët të sezonit dhe janë në pozitën e tetë në tabelën e Serie A.

Kjo ka shtuar edhe më shumë presionin për Allegri, megjithatë italiani do të ketë kohë për të rikthyer situatën në favorin e tij

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në…