Allegri: Realin e refuzova për Juventusin

31 mars 2022 | 17:20

Trajneri aktual i Juventusit, Massimiliano Allegri, para derbit me Interin ka zbuluar se e ka refuzuar ofertën e Real Madridit pasi mori ofertë nga “Zonja e Vjetër”.

“Para se të rikthehesha te Juventusi kisha nënshkruar një marrëveshje me Real Madridin. Pastaj në mëngjes telefonova presidentin Perez dhe i thashë: Nuk do të vij atje, sepse kam zgjedhur Juventusin. Ai më falënderoi. Që kur më thirri Juventusi në maj, nuk kam pasur asnjë dyshim. Në nivel profesional do të ishte kulmi i një rruge, sepse pas Milanit, Juventusi dhe pastaj Real Madridi. Por në jetë nuk mund të kesh gjithmonë gjithçka dhe unë jam vërtet i lumtur dhe krenar që kam drejtuar Milanin për katër vjet dhe tani ndodhem në vitin e gjashtë te një klub si Juventusi. Real Madridit i thashë jo dy herë”, ka thënë Allegri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Shaban…