
Allegri: Ronaldo, e ardhmja e Juves
19 prill 2019
| 16:03
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka siguruar tifozët e “Zonjës së Vjetër” se Cristiano Ronaldo nuk do të largohet, por përkundër e ka quajtur si të ardhmen e Juventusit.
“Ka bërë sezon të madh dhe do të luajë titullar të shtunën. Ronaldo është e ardhmja e Juventusit, është lojtar që do të bëjë sërish sezon të madh vitin tjetër. E shoh të qetë, normalisht i zhgënjyer si të gjithë ne për shkak të eliminimit nga Liga e Kampionëve, sepse donim ta fitonim”, ka thënë Allegri.