Allegri sqarohet pse Ronaldo nuk ishte titullar  

23 gusht 2021 | 11:37

Juventusi barazoi të dielën ndaj Udineses me rezultat 2-2, por ajo që bëri shumë jehonë ishte lënia e Cristiano Ronaldos në bankën rezervë.

Portugezi u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi gol, i cili nuk u pranua për shkak të pozitës jashtë loje. Trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se nuk e la Ronaldon në bankë për zgjedhje taktike, por është çështje forme në fillim të sezonit.

“Ronaldo është mirë. Kisha folur me të dhe duke parë fazën përgatitore që kemi bërë të gjithë deri tani, i thashë se do të na bënte më shumë punë, në pjesën e nxehtë të takimit. Ai u vu menjëherë në dispozicion dhe shënoi edhe gol, por nëse nuk ia quajnë të mirë për 3-4 milimetra, kjo është gjë tjetër… I thashë: ‘Eja mua në stol, pasi duhet të përmirësojmë formën’. Nuk ishte një zgjedhje teknike, as ndonjë nga ato gjërat e tjera që do të shkruani ju. Është thjesht çështje forme dhe në fillim të sezoni të kuptuar disa situata, në mënyrë që të kemi vazhdimësi. Ishte zgjedhja ime për ta lënë Ronaldon në stol, nuk ma kërkoi as ai dhe askush tjetër”, ka thënë Ronaldo.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dragos Savulescu së fundmi ka lënë vilën e tij luksoze…