Allegri: Synojmë Ligën e Kampionëve
11 tetor 2018
| 18:25
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka qenë i pranishëm në Milano në prezantimin e celularit të ri “Galaxy A9”, i pari në botë me katër kamera.
Trajneri i Juventusit ka theksuar objektivin e klubit torinez, që është fitimi i Ligës së Kampionëve. Kupa me veshë të mëdhenj mungon prej 22 vitesh dhe sivjet është viti i duhur për të tentuar fitimin e saj, pas dy finaleve të humbura në katër vitet e fundit.
“Pas shtatë titujve kampionë dhe katër kupave të Italisë, synojmë fitimin e Ligës së Kampionëve, që pothuajse e kemi prekur në dy finalet e arritura në katër vitet e fundit. Samsung dhe Juventus përfaqësojnë përsosmërinë, kërkimin e vazhdueshëm të perfektes, pasionin dhe vëmendjen ndaj detajeve”, ka thënë Allegri.