Allegri: Titulli ishte një ëndërr, ta ruajmë vendin e dytë
21 shkurt 2024
| 13:15
Juventusi në tri ndeshjet e fundit ka fituar vetëm një pikë dhe në këtë mënyrë zbehet përfundimisht ëndrra e çdo tifozi të “Zonjës së Vjetër” se mund të rivalizonin me Interin në garën për titull.
I dorëzuar në këtë pikë është edhe trajneri Max Allegri.
“Titulli ishte një ëndërr e bukur, por tani mjaft. Te Juventus nuk duhet të kënaqesh kurrë, në të njëjtën kohë askush nuk duhet të qëndrojë i qetë, të relaksohet, pasi duhet të blindojmë vendin e dytë, objektiv ky që nuk është i sigurt. Ky është objektivi ynë, duhet të luftojmë për të”, mësohet t’i këtë thënë Allegri ekipit në dhomat e zhveshjes.
Me këto fjalë Allegri u përpoq të shkund ambientin, t’i kthejë sa më shpejt në shinat e duhura pasi Milani ka vetëm dy pikë larg.