Allegri zbulon bisedën me Ronaldon

27 gusht 2021 | 16:05

Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë me në Juventus, edhe pse para ndeshjes kundër Udinese trajneri italian thoshte të kundërtën.

Tekniku i bardhezinjve foli para mediave në prag të duelit që Juventusi luan ndaj Empolit.

“Të enjten zyrtarisht Ronaldo më tha se nuk ka ndërmend të luajë për Juventusin. Për këtë arsye ai nuk do të grumbullohet për ndeshjen e radhës. Nga Juve kanë kaluar Sivori, Platini, Del Piero, Zidane, Buffon, të gjithë kampionë të mëdhenj. Ligji i jetës ky është: Juventusi mbetet dhe kjo është gjëja më e rëndësishme dhe baza për marrjen e rezultateve. Kanë kaluar tre vite, ai dha kontributin e tij dhe tani largohet. Jeta vazhdon, siç është normale”, ka thënë Allegri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka informuar sot kryetarët e…