Allqakat pseudosovranistë që kujtojnë se një larje në Liqenin e Ujmanit e ndryshon historinë
Shkruan: Milazim Krasniqi
Allqakat pseudosovranistë që kujtojnë se një larje në Liqenin e Ujmanit e ndryshon historinë, duhet ta dinë se realiteti i Kosovës është ky: 1. Kosova ka prezencë ushtarake të huaj (KFOR) të cilën me asgjë nuk mund ta kontrollojë qeveria e Kosovës. 2. Kosova ka Gjykatë Speciale, të cilën me asgjë nuk mund ta kontrollojë qeveria e Kosovës. 2. Kosova ka prezencë policore të BE-së (EULEX) të cilën me asgjë nuk e kontrollon qeveria e Kosovës. 3. Kosova ka prezencë civile të huaj (UNMIK) të cilën me asgjë nuk e kontrollon qeveria e Kosovës. 4. Qeveria e Kosovës detyrohet të zhvillojë bisedime me shtetin agresor, me Serbinë, për problemet brenda territorit e shoqërisë së Kosovës. Thjesht, detyrohet. Ndërsa shumë trutharë e trushpërlarë llomotisin se si gjoja me qeverinë Kurti po vjen era shtet. Pyetje: çka ka ndryshuar me qeverisjen Kurti në raportet e Kosovës me KFOR-in, me Gjykatën Speciale, me EULEX-in, me UNMIK-un, me Serbinë? Koncentrohuni, more! Ok, lahuni edhe në Ujman, deri sa policia ua ruan shpinën.