Alma Lama: KQZ-ja duhet t’i hapë të gjitha kutitë e votimit
22 shkurt 2021
| 13:07
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alma Lama, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i hapë të gjitha kutit e votimit për të evituar çdo parregullsi që ka ndodhur në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Konfirmohen dyshimet se ka pasur manipulime në procesin e numërimit të votave brenda subjekteve politike. KQZ-ja duhet t’i hapë të gjitha kutitë, jo vetëm 500, për të evituar çdo parregullsi”, ka shkruar Lama në llogarinë e vet në “Facebook”.