Alma Lama: Sikur Zvicra, njëjtë edhe Kosova duhet të ndalojë mbajtjen e mbulesës
Ish-kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Alma Lama, ka komentuar vendimin e Zvicrës për ndalimin e mbajtjes së burkës dhe nikabit në ambiente publike.
Ajo u shpreh se të njëjtën rrugë duhet ta ndjekë edhe Kosova.
“Ne Diten Nderkombetare te Gruas vlen te theksohet se Zvicra e ndaloi mbajtjen e burkas ne vendet publike. Te njejten duhet te beje edhe Kosova”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.
Zvicra do të ndjekë rrugën e Francës, Belgjikës dhe Austrisë për ndalimin e burkës dhe nikabit në hapësira publike.
Pak më shumë se 51% e votuesve zviceranë votuan në favor të iniciativës për t’u mbuluar tërësisht fytyra nëpër rrugë, në dyqane dhe restorante.
Mbulesat totale të fytyrës do të lejohen të vishen brenda objekteve fetare dhe në “zakonet vendase”, siç është karnavali.Express.