Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Laboratorin – Poliklinikën “Avicena”
Sot, më datë 05.07.2021, Kolegji i Shkencave Mjekësore “Rezonanca”, lidhi marrëveshje bashkëpunimi me Laboratorin – Poliklinikën “Avicena”.
Përfituesit kryësorë të kësaj marrëveshjeje janë studentët e Kolegjit “Rezonanca”, posaçërisht ata që ndjekin studimet në drejtimin Biokimi Laboratorike, pasi u jepet mundësi e shkëlqyer punësimi në Laboratorin – Poliklinikën “Avicena”.
Kjo mundësi u ofrohet studentëve të diplomuar, por edhe atyre aktualë që janë të pajisur me diplomë të shkollës së mesme mjekësore si dhe liçencë të teknikut të laboratorit.
Avantazhe të tjera që rrjedhin nga kjo marrëveshje, krahas mundësisë për punësim, janë:
* Realizimi i orëve të praktikës profesionale për studentët e drejtimit Biokimi Laboratorike, si dhe;
* Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta si seminare, konferenca, workshop-e dhe vizita studimore
Laboratori – Poliklinika “Avicena” është një lider në fushën e diagnostikimit laboratorik, tashmë rrjet laboratoresh, me 4 laboratore vetem në Prishtinë, i cili po zgjerohet dita ditës, duke hapur filiale në të gjitha qytetet e Kosovës. Aktualisht, në këtë laborator janë të punësuar disa alumni të Kolegjit të Shkencave Mjekësore “Rezonanca”.