Almir Kryeziun përforcon Dritën

12 korrik 2021 | 11:09

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka prezantuar futbollistin Almir Kryeziu, i cili kampionatin e kaluar djersiti fanellën e Arbërisë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi gjilanas ka zyrtarizuar transferimin e tij. Sulmuesi i krahut të majtë me “Intelektualët” ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Vlen të theksohet se Kryeziu së fundmi ishte pjesë edhe e Përfaqësueses U21 të Kosovës.

“Sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu është përforcimi ynë më i ri, i cili më parë ishte pjesë e KF Arbëria. Kryeziu, i cili së fundmi ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U21, ka lidhur kontratë me klubin për tre vjetët e ardhshëm dhe do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në ekip. Almiri do t’i bashkohet menjëherë ekipit dhe ta vazhdojë punën nën urdhrat e trajnerit Nuhiu”, thuhet në njoftimin e Dritës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Ferizaj ka bërë me dije se nga 5…