
Alonso bën histori në futbollin gjerman, shënon rekord ndaj Bayern Munich
16 shkurt 2025
| 13:58
Trajneri spanjoll, Xabi Alonso shënoi rekord kundër Bayern Munich duke bërë historinë e futbollit gjerman.
Në ndeshjen e djeshme që përfundoi pa gola ndaj Bayern Munich, Alonso mbesti i pamposhtur në 6 ndeshjet e tij të para kundër Bayernit si trajner.
Në këto 6 ndeshje ndaj bavarezëve, Alonso me Leverkuzenin ka tre fitore dhe tre barazime, me nëntë gola të shënuar dhe vetëm katër të pësuar.
Kjo e “çimentoi” vendin e Alonso-s në histori duke qenë se asnjë trajner tjetër në Gjermani nuk kishte shijuar një seri kaq të gjatë të ndeshjeve të pamposhtur kundër gjigantëve bavarez.
Spanjolli theu rekordin e Ernst Happel – i cili mbeti i pamposhtur në katër ndeshjet e tij të para kundër Bayernit si trajner i Hamburgut në vitet 1980,