Alonso e nxjerr makinën në ankand për mbi 2 milionë euro

27 shtator 2023 | 12:26

Fernando Alonso nuk është vetëm kampion i Formula 1, por tashmë është edhe protagonist në tregun e ankandeve të makinave. Pas shitjes në ankandi të Ferrari Enzos së tij, spanjolli ka vendosur të nxjerrë në shitje një tjetër xhevahir nga koleksioni personal.

Bëhet fjalë për një McLaren Elva të rrallë, duke parë se ekzistojnë vetëm 149 lloje të kësaj makine, që do të dalë në ankand në prag të Çmimit të Madh të Formula 1 të Abu Dhabi më 25 nëntor në pistën Yas Marina.

Makina më e lehtë në histori

Vlera fillestare e McLaren Elva ishte 1.6 milionë euro, por tani vlerësohet se mund të arrijë shifrat midis 2.3 dhe 2.8 milionë euro, nëse jo më shumë, duke marrë parasysh si kontekstin e ankandit ashtu edhe emrin e shitësit. McLaren Elva është një nga makinat më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë nga kompania britanike, e pajisur me një motor 815 HP. Modeli është gjithashtu McLareni më i lehtë për rrugë i prodhuar ndonjëherë.

Veçantitë

Ajo që e bën Elvan edhe më unike është karroceria e saj plotësisht e hapur. Kjo makinë me dy vende nuk ka xham të përparmë, prandaj duhet të mbahet një kokore për ta drejtuar atë. Për të kufizuar efektin e erës me shpejtësi të lartë, Elva është e pajisur me Sistemin Aktiv të Menaxhimit të Ajrit të McLaren (AAMS), i cili krijon një lloj xhami të përparmë virtual, duke e drejtuar ajrin mbi kokat e pasagjerëve për të zvogëluar efektin e erës kundër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin mbikëqyrës dhe ka emëruar…