Alonso: Fitojmë ndeshjen kthyese dhe shkojmë në finale

12 maj 2023 | 11:23

Pavarësisht humbjes nga Roma në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës, trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso është optimist se klubi gjerman do të kualifikohet në finale.

“Jemi të pakënaqur me rezultatin. Nuk donim të humbiste. Por ne e dimë se javën e ardhshme do të kemi një tjetër shans dhe e kuptojmë qartë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet ta fitojmë ndeshjen. Nuk ka vend për gabime. Duhet të qëndrojmë të fokusuar”, ka thënë Alonso.

“Unë dhe Mourinho folëm ishte mirë të shiheshim pas gati 10 vitesh. Prisja të përballesha me një ekip të fortë nga pikëpamja taktike. Pellegrini dhe Bove janë shumë të mirë. Në 10 minutat e para kemi pasur disa momente të mira. Tani le të mendojmë për javën e ardhshme. Nuk ka humbur ende gjithçka. Ne do të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme”, ka shtuar Alonso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, tha…