Alonso: I privilegjuar që garoj në Formula 1

19 mars 2021 | 15:09

Formula 1 mirëpret këtë sezon pas dy vitesh mungesë dy herë kampionin e botës, spanjollin Fernando Alonso. Ai do të garojë me makinën franceze Alpine (ish-Renault), me shpresën që të jetë sërish protagonist.

“E konsideroj veten të privilegjuar që jam sërish në pistë. Njoh mjaft pilotë të rinj dhe të talentuar që nuk kanë mundësi të provojnë një makinë të Formula 1 në karrierën e tyre”, ka thënë Alonso.

“Jam me fat që vendosa të ndërroj skuadër në momentin e duhur, të marr disa pushime në momentin e duhur dhe tani jam rikthyer. Gjithnjë kam pasur mundësi të zgjedh fatin tim, ndaj jam sot këtu për t’u argëtuar”, ka shtuar spanjolli. Duke folur për sezonin 2021, Alonso ka shtuar: “Lewis Hamilton është favorit edhe këtë vit. Ka dominuar këtë sport vitet e fundit, është i jashtëzakonshëm dhe nuk ka treguar shenja dobësie. Edhe pse rregullat ndryshojnë pak këtë vit, Mercedes ka makinën më të mirë”.
“Natyrisht që në Formula 1 nuk ka asgjë të sigurt, pasi duhet fillimisht ta kalosh vijën e finish për të fituar. Të shohim se si do të ecin gjërat. Aksidenti me biçikletë? Do të vazhdoj ta përdor, ndoshta më larg rrugëve ku kalojnë makinat”, ka përfunduar Alonso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në…