Alonso: Kam një skuadër të shkëlqyer, besoj te forca e grupit
19 maj 2024
| 16:39
Numri një i stolit të Bayer Levekusen, u shpreh i lumtur për fitimin e titullit në Gjermani.
“Kam një skuadër të shkëlqyer, e mbushur plot djem e futbollistë fantastikë. Çdo ditë atmosfera ka qenë e duhura. Ndihem fatlum dhe mirënjohës që mund të punoj me djem të tillë. Tani është koha për të festuar, por deri të hënën. Pasi të mërkurën do të na duhet të vendosim sërish këmbët në gaz. Jemi të gjithë të bashkuar. Djemtë, familjet e tyre dhe tifozët. E kemi super merituar titullin kampion, ndërkohë që nuk jemi mposhtur ende këtë sezon. Gëzim i madh për ne, një gjë e tillë na bën shumë krenar”, tha ai.