
Alonso kërkon ta marrë me vete Wirtzin në Real
01 prill 2025
| 13:13
Trajneri aktual i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso pritet të zëvendëson Carlo Ancelottin në stolin e Real Madridit. “El Gol Digital” bëhet me dije se Alonso ka një kusht që të marrë drejtimin e “Los Blancos”.
Gjithçka ka të bëjë me transferimin e talentit gjerman, Florian Wirtz. Alonso e pëlqen shumë si futbollist, të cilin e ka aktualisht te Leverkuseni.
Në këtë sezon, Wirtz ka luajtur 39 ndeshje, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 13 asistime. Por nuk do të jetë aspak e lehtë që të nënshkruhet me Wirtz, pasi klubi gjerman e vlerëson 150 milionë euro. Kujtojmë se në garë për shërbimet e tij janë edhe Bayern Munich, Manchester City dhe Arsenal.