Alonso: Milani është vetë historia e Ligës së Kampionëve, por ne jemi gati

30 shtator 2024 | 14:44

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso në konferencë për shtypin për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit, në “Bay Arena”, ka thënë se klubi që ai e drejton është gati të përballet me një ekip të madh siç është Milani. “Ne do të përballemi me një ekip të madh, me cilësi individuale. Ne do të kemi nevojë për paraqitjen tonë më të mirë në fushë, jemi gati. Nuk kemi pasur shumë kohë për t’u përgatitur, por mirë është edhe kështu”, ka thënë Anloso.

Keni një plan për këtë ndeshje?
Alonso: Natyrisht ne kemi një plan loje, pastaj në 95 minuta çdo gjë mund të ndodhë. Ne e dimë stilin tonë të lojës dhe nuk pres një ndeshje si ajo kundër Bayernit të Mynihut, por ne do të jemi gati.

Çfarë sfide prisni?
Alonso: Ne do të duhet të jemi gjithmonë të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes. Nuk duam t’i lëmë të dominojnë ndeshjen, ata janë të mirë në kundërsulme. Në ndeshjen e fundit shënuan 3 gola në 5 minuta… Ky është Milani, me të gjithë lojtarët e tyre të mëdhenj kanë shpejtësi dhe cilësi, do të jetë një ndeshje e shkëlqyer për ne, por në Ligën e Kampionëve të gjithë kundërshtarët janë të një niveli të lartë.

Çfarë pret Morata?
Alonso: Një lojtar i madh. Ai është shumë i pjekur tani, është kapiten i kombëtares së tij, ka grumbulluar përvojë, është konkurrues dhe inteligjent. Shpresoj që nesër të mos ketë ditën e tij më të mirë.

Çfarë mendoni për Pulisiq?
Alonso: Është në formë shumë të mirë, një lojtar i rëndësishëm për Milanin, sepse ka një ndikim shumë të fortë në ekip. Ai qëndron mes linjave, është i shpejtë, por nuk mund të përqendrohem vetëm tek ai, mendoj edhe për njerëz si Leao apo Morata.

Finalja e Ligës së Kampionëve 2005 me Milanin…
Alonso: Thelbësore për karrierën time. Pas 20 vitesh, ende flasim për atë natë… Ajo finale e Stambollit është një kujtim i bukur, pastaj dy vjet më vonë humbëm kundër Milanit, por ajo fitore në 2005 ishte e pabesueshme. Ishte 20 vjet më parë, tani duhet të mendoj për të nesërmen, megjithatë, Milani është historia e Championsit. I kam ndjekur gjithmonë, pasi Sacchi dhe Capello kanë pasur lojtarë të mëdhenj dhe përballja me ta është një nder për ne.

Çfarë Milani pret në fushë?
Alonso: Të luash kundër skuadrave italiane është gjithmonë e vështirë, do të duhet durim i madh me posedimin i topit, sepse ata janë gjithmonë të gatshëm të mbrojnë ulët, por në të njëjtën kohë mbrojnë mirë. Stili i Paulo Fonseca-s është i qartë, ata kanë një ide dhe modul të përcaktuar. Do të shohim nesër se çfarë lloj ndeshjeje do të luajmë, por ne duam të jemi protagonistë, jemi gati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Ahmet Rrahmanaj, ka…