Alonso: Mosha s’ka rëndësi, dua t’u tregoj tifozëve të rinj se mund të fitoj me një makinë të mirë
Pavarësisht moshës, tashmë 43-vjeçar, piloti spanjoll Fernando Alonso beson se mund të duelojë dhe të fitojë sërish në Formula 1. Dy herë kampioni i botës shprehet se nuk është kurrë i kënaqur dhe gjithmonë në kërkim të sfidave të reja. Në një intervistë për “BBC Sport”, ai ka trajtuar çështje të ndryshme.
“Nuk mendoj shumë për moshën ndonëse ende ma kujtojnë herë pas here. Ndihem sikur jam 25 ose 30-vjeçar dhe ende konkurroj. Nuk e ndjej moshën time, jam ende i motivuar, i freskët, i stërvitur për të garuar dhe për të bërë të njëjtën stërvitje që kam bërë 20 vjet më parë, sepse rutina është e njëjtë”, ka thënë Fernando Alonso, që piloton një Aston Martin.
“Mendoj se kjo varet nga disiplina ime në punë, stërvitje dhe përkushtimi im ndaj Formula 1 që është mjaft ekstrem. Nuk kam munguar kurrë në një seancë testimi ose në një takim me inxhinierët ose fabrikë. Kjo është kur vërtet duhet t’i përkushtohesh F1 për të pasur një shans për të korrur përfitimet më vonë”, ka shtuar spanjolli. Më tej, Fernando Alonso ka shtuar: “Kam urinë për sfida të reja sepse nuk kam pasur kurrë një makinë kaq të mirë sa të mund të domino. Gjatë gjithë karrierës sime, kam pilotuar gjithmonë makina që nuk ishin më të mirat edhe në vitet e dy titujve të mi kampione bote për pilotë”.
“Unë mbetem i motivuar sepse çdo vit shpresoj të kem një makinë të shpejtë. E di që po plaken dhe ka mjaft të tifozë të rinj që nuk dinë shumë për mua dhe që nuk më kanë parë kurrë të fitoj një garë. Kam shpresë t’u tregoj se e kanë gabim me një makinë të shpejtë në vitin 2026”, ka deklaruar Alonso.