Alonso: Në vitin 2021 rikthehem në Formula 1
10 dhjetor 2019
| 13:01
Botërori i Formulës 1 ose Botërori i Garave Endurance. Këto janë dy opsionet që piloti spanjoll Fernando Alonso ka për vitin 2021.
Dy herë kampioni i botës në Formula 1 për vitin 2020 është përqendruar në dy gara: Ato Rally Dakar, që zhvillohen në janar dhe ajo Indinapolis 500, që zhvillohet në maj. “Objektivi për momentin është të zhvilloj më pak gara dhe të përqendrohem në disa objektivë, si ajo Dakar dhe Indy 500”, ka thënë Alonso.
“Unë jam i hapur për të ardhmen time, çka do të thotë që nuk refuzoj një ofertë nga Formula 1 nga një makinë që dëshiron të fitojë. E pranoj që në vitin 2021 ekziston mundësia të rikthehem, duke parë se do të hyjnë në fuqi rregullat e reja”, ka deklaruar Alonso.