Alonso: Nuk rikthehem për ‘show’, por për të fituar

22 shtator 2020 | 17:43

Në vitin 2021 Fernando Alonso do të rikthehet në pistat e Formulës 1. Piloti spanjoll, dy herë kampion bote në Formula 1, do të garojë me Renault, që sezonin tjetër do ta ketë emrin Alpine F1 Team.

Alonso do ta zërë vendin e Daniel Ricciardo, ndërkohë që për spanjollin kjo është hera e tretë që ulet në ulësen e makinës franceze. Alonso ka qenë në fabrikën ku prodhohet njëvendëshja franceze, ku ka nisur nga puna me inxhinierët për makinën që do ta pilotojë vitin tjetër. Spanjolli do të ketë si shok skuadre francezin Esteban Ocon.

I veshur me uniformën e makinës së re, Alonso dukej në formë dhe gati për t’u rikthyer në pistë pas dy vjetësh pushim.

“Jam gati ta ndihmoj skuadrën për të qenë sa më kompetitivë në pistë. Nuk rikthehem për ‘show’, por për të fituar”, ka thënë Alonso.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur…