Alonso rikthehet në Formula 1, teston makinën McLaren
Dashuria për garat e Formulës 1 do ta rikthejë sot (e mërkurë) në pistë pilotin spanjoll Fernando Alonso.
Dy herë kampioni i botës do ta pilotojë makinën McLaren gjatë testeve që do të kryhen në pistën spanjolle të Montmelo (Barcelonë). Alonso ka mbërritur sot në Barcelonë, ku ka takuar stafin e makinës britanike dhe nesër pritet të zbresë në pistë për ta provuar makinën e re. Natyrisht se ky është një test i thjeshtë, pasi piloti spanjoll këtë sezon nuk do të jetë në Botërorin e Formula 1. Këtë vit Alonso fitoi garën 24-orëshe te Daytona në botërorin Endurance.
Gjithsesi, përvoja e tij si pilot i Formulës 1 do ta ndihmojë makinën McLaren në përgatitjen e një njëvendëshe të shpejtë e fituese sezonin e ri. Këtë vit McLaren përdor motorin Renault pas “divorcit” me Hondën. Makina britanike këtë sezon do të pilotohet nga Carlos Zainz dhe Lando Norris.