Alonso rrezikon 5 vite burg
21 mars 2018
| 17:49
Ish-futbollisti i Real Madridit, Bayern Munchen dhe Liverpoolit, Xabi Alonso mund të futet në burg pasi është akuzuar për mashtrim taksash.
Prokuroria spanjolle ka deklaruar se ai rrezikon një dënim pesëvjeçar dhe një gjobë 4 milionë euro, sipas raporteve të “Reuters”. Alonso duket se ka mashtruar për 2 milionë euro shtetin spanjoll midis 2010 dhe 2012. Nuk është një çështje e panjohur që lojtarët do akuzohen për mashtrime taksash në Spanjë.
Ish-trajneri i Real Madrid Jose Mourinho, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë vetëm disa nga emrat e personazheve të futbollit që janë akuzuar nga autoritetet spanjolle. Sipas “Sky Sports”, Alonso ka mohuar mashtrimin.