Alonso ‘tradhton’ Interin, arrin marrëveshje me Atleticon
25 dhjetor 2020
| 16:11
Marcos Alonso është një dëshirë e madhe e trajnerit Antonio Conte te Interi, i cili punoi me të edhe në skuadrën e Chelseat.
Megjithatë e ardhmja e mbrojtësit të majtë, nuk do të jetë as në Itali as në Angli, pasi ka vendosur të rikthehet në Spanjë. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se lojtari ka arritur marrëveshjen për të kaluar te Atletico Madridi.
Simeone e ka kërkuar lojtarin te skuadra që drejton dhe duket se një marrëveshje është shumë afër. Thuhet se palët kanë një akord për kalimin e Alonsos në Madrid në formën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit për 10 milionë euro.