Alonso vazhdon me Chelsean

24 tetor 2018 | 12:23

Chelsea ka blinduar mbrojtjen. Blutë e Londrës kanë zyrtarizuar ditën e sotme rinovimin me Marco Alosnon.

Spanjolli ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë në Londër për 5 vite. Sarri ka besim maksimal te mbrojtësi i majtë, pasi deri më tani ai ka luajtur 9 ndeshje. 27-vjeçari është pjesë  konstante e ekipit që nuk është mposhtur endë në Premier Ligë. Alonso mbërriti te Chelsea në 2016 dhe u ble për 23 milionë euro nga Fiorentina, me kërkesë të Antonio Contes.

“Jam i lumtur që do të vazhdoj të luaj në Londër. Luaj për një nga skuadrat më të mira në botë”, ka thënë Alonso.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Muzeun e Kosovës u hap ekspozita “Prishtina: Qytet i…