Alpinistët kosovarë në Mont Blanc janë shendosh e mirë
Të gjithë alpinistet kosovarë që janë ngjitur në Mont Blanc janë shendosh e mirë.
Sot gjatë ditës ka qarkulluar një lajm se në ngjitje e sipër dy alpinistë kanë humbur jetën e që ky lajm ka alarmuar familjaret e alpinisteve kosovare që gjenden atje.
Njeri nga ta gazetari i njohur Kosovar Resul Sinani përmes një postimi në rrjetin social Facebok ka njoftuar se shumë miq të tij e kanë kontaktuar atë për aksidentin që ka ndodh atje. “Sigurisht ma kane dërguar ata që e janë te informuar se jam pjese e nje ekspedite te organizuar nga Klubi Alpin Prishtina! Disa prej tyre vec ma kane përcjellë linkun e disa te tjere edhe me kane pyetur a jemi te gjithe mire?!
Prandaj, me qene se ky lajm ka dale pikerisht ne kohen e ekspedites sone, (per vertetesine e lajmit nuk mund te them asgje, sepse thjesht nuk e di dhe nuk kam pasur mundesi te informohem), me lejoni qe t’ju informoj se dje 17 alpiniste nga Kosova, duke i përfshire guidat qe na kane udhehequr, te gjithe jemi ngjitur ne majen e Mont Blanc, shëndoshë e mire dhe pa as me te voglin incident, perkunder se ngjitja eshte nder ngjitjet me te vështira.
Po ashtu, sot te gjithe kemi zbritur nga mali, respektivisht nga Bujtina ne Goulter dhe tashme jemi ne Chamonix” ka shkruar Sinani.