![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/123454-4.jpg)
Alpinistët nga Kosova ndihmojnë turistin bullgar që ishte dëmtuar gjatë eksplorimit në Tropojë
Policia e Tropojës dhe disa alpinistë nga Kosova i kanë ardhë në ndihmë turistit bullgar.
Turisti bullgar i moshës 46-vjeçare ishte dëmtuar derisa po ecte mbi disa shkëmbinj.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, të cilët janë ndihmuar edhe nga disa aplinistë nga Kosova.
“Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e turistit bullgar, i cili është trasportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga shërbimet e Policisë, së bashku me aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj” thuhet në raportin e Policisë, raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i Policisë:
Tropojë
Policia e Tropojës dhe disa alpinistë nga Kosova i vijnë në ndihmë turistit bullgar.
Një turist 46-vjeçar nga Bullgaria, duke eksploruar zonën e Lekbibaj, është dëmtuar duke ecur mbi disa shkëmbinj në bjeshkët e Vranit.
46-vjeçari ka njoftuar në ambasadë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, të cilët janë ndihmuar edhe nga disa aplinistë nga Kosova.
Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e turistit bullgar, i cili është trasportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga shërbimet e Policisë, së bashku me aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj.
Më pas turisti është transportuar me helikopter në spitalin e Tropojë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Turisti bullgar ka falënderuar Policinë dhe alpinistët kosovarë që i erdhën në ndihmë duke i shpëtuar jetën.