Alternativa largohet nga koalicioni me LDK-në
31 gusht 2018
| 21:42
Alternativa për Kosovën ka shkëputur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës.
Kusari-Lila ka thënë se Alternativa do të veprojë si e pavarur brenda Kuvendit të Kosovës.
Sipas saj arsyeja pse kanë vendosur të shkëpusin koalicionin, është pasi që partia ka ardhur në një pikë ku i duhet më tepër fokus promovimit dhe hapësirë më të madhe, jashtë LDK-së.
“Po, kemi dal nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Tash unë dhe Iliri do të jemi deputetë të pavarur në Kuvendin e Kosovës, duke e përfaqësuar Alternativën”, ka deklaruar Kusari-Lila.