Alternativa mbushi një vjet si subjekt politik
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se për një vit kjo parti ka arritur t’i ketë shtatë degë nëpër komunat e Kosovës, dy deputetë në Kuvendin e Republikës dhe tetë asamblistë në pushtetin lokal.
“Një vit subjekt politik i zyrtarizuar, Alternativa. Çdo rrugëtim i gjatë fillon me hapin e parë. Për një vit, shtatë degë nëpër komunat në Kosovë, dy deputetë në Kuvendin e Republikës, 8 asamblistë në pushtetin lokal. Opozita kryesore në Gjakovë është Alternativa. Alternativa është zë i besueshëm i qytetarëve në Kuvendin Komunal në Prishtinë dhe në Pejë. Partia me vizion dhe synimin shtetformues dhe liberal-demokrat. Alternativa është këtu se Kosova ka Alternativë”, ka shkruar Kusari-Lila në llogarinë e saj në “Facebook”.
/Epoka e re/