“Alternativa” në Pejë cakton emrat se kush duhet të votohet brenda listës së Vetëvendosjes, mbetet jashtë Donika Gervalla
Kryetari i partisë së Mimoza Kusarit, “Alternativa”, dega në Pejë Reshat Nurboja, i cili është edhe këshilltar i Glauk Konjufcës, përmes një postimi në facebook ka vendosur se partia Alternativa në Pejë, kryetar i sëcilës është vetë Nurboja ka treguar se për cilat numra dhe kandidat ka vendosur të loboi kryesia e kësaj partie në Pejë.
Jashtë kësaj liste janë Donika Gërvalla-Schwarz, kryetare e Listes Guxo, Kryetari i VV-së në Pejë Taulant Kelmendi, analisti i sapo aderuar në VV Gazmir Raci dhe shumë figura të tjera.
Postimi i plotë Nurbojës:
Kryesia e degës së Alternatives në Pejë, në mbledhjen e saj të sontme ka analizuar Listen e Vetëvendosjes dhe ka vendosur unanimisht që në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 të lobon tek qytetarët që të votohen këta 10 nga 13 kandidatët e preferuar nga Alternativa dega në Pejë…
1, 2, 5, 8, 18, 24, 26, 43, 52, 63, 68, 78 dhe 88!
Urime e suksese edhe të gjithë kandidatëve tjerë të VV—së…!