Alternativës i bashkohet Agon R. Dobruna

21 gusht 2019 | 14:19

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar sot se këtij subjekti politik i është bashkuar Agon R. Dobruna, magjistër i ekonomisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se bashkë me Agonin kjo parti do të jetë më e fortë drejt sfidave të reja që  e presin. “Agon Dobruna, ka të përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe mban titullin e Magjistrit të Shkencave Ekonomike nga po i njëjti universitet, me temë disertacioni në fushën e menaxhimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe efiqencës se privatizimit. Agoni për shumë vite ka ushtruar shumë funksione menaxheriale në ndërmarrje publike dhe private në Kosovë.  Vlen të veçohet puna e tij e palodhshme në pozitat menaxheriale në Korporatën Energjitike të Kosovës, KEDS, në bordin e drejtorëve të ndërmarrjes komunale Çabrati”, ka shkruar Kusari-Lila.

Momentalisht, Agon R. Dobruna mban pozitën e menaxherit të Shërbimit të Përkujdesit për konsumatorë në KeSCO.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike…