Altin Krasniqi, 20-shi i PDK-së: Ora e fitores po afrohet!

07 shkurt 2025 | 23:49

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 20, Altin Krasniqi, ka përmbyllur takimet me qytetarët në Gllanasellë, vendlindjen e heroit të kombit Fehmi Lladrovci, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për PDK-në dhe qytetarët e Kosovës.

“Kalendari i takimeve zyrtare me qytetarë dhe përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës u përmbyll në vendlindjen e heroit të kombit, Fehmi Lladrovci. Kolosit të kombit, i cili na mësoi se ‘Liria është më e shtrenjtë se jeta’. Ai dha shembullin unik, së bashku me heroinën e papërsëritshme, Xhevë Lladrovci, për sakrificën sublime. Mbështetja e madhe nga nëndega e Gllanasellës dhe aktivistët e fshatrave Godanc e Çikatovë e Vjetër na bën edhe më të përgjegjshëm në përfaqësimin e qytetarëve në Kuvendin e Republikës sonë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Ai ka falënderuar Shtabin Zgjedhor dhe shefin e shtabit, Ramiz Lladrovci, për mbështetjen e pakursyer, korrektësinë, angazhimin dhe disiplinën e treguar gjatë gjithë takimeve me qytetarë.

“Jemi vetëm pak orë larg momentit kur do t’iu drejtohemi kutive të votimit. Ftoj të gjithë bashkëvendasit dhe qytetarët anekënd Kosovës që të mobilizohen dhe të dalin masivisht në zgjedhje. Ora e fitores po afrohet!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri është…