Altin Krasniqi i PDK-së: Kurti po shkel Kushtetutën, duhet të largohet me dinjitet

17 prill 2025 | 22:10

Deputeti i ri i PDK-së, Altin Krasniqi, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mosdorëheqjen pas përfundimit të mandatit.

Sipas tij, kjo përbën shkelje të parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve, pasi askush nuk mund të jetë njëkohësisht kryeministër dhe deputet.

“Kur liderët nuk i respektojnë rregullat që vetë i kanë votuar, humbet besimi dhe drejtësia,” tha Krasniqi, duke shtuar se është çështje kulture institucionale dhe jo partiake.

Ai theksoi se do të qëndrojë në anën e ligjit dhe të qytetarëve që besojnë në një shtet të drejtë.

Postimi i plotë:

Më 4 vite qeverisje duhet të largohesh me dinjitet, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet që i japin kuptim demokracisë sonë.

Kurti, duke mos dhënë dorëheqje pas përfundimit të mandatit, ka shkelur një nga parimet më të rëndësishme të Republikës sonë ndarjen e pushteteve. Ligji është i qartë askush nuk mund të jetë njëkohësisht kryeministër dhe deputet. Asnjë justifikim nuk e mbulon këtë shkelje.

Nuk është çështje partie. Është çështje kulture institucionale dhe respekti për qytetarët. Kur liderët e vendit nuk i binden rregullave që vetë i kanë votuar, humbet besimi, humbet drejtësia.

Unë do të qëndroj gjithmonë në anën e ligjit, të ndershmërisë dhe të qytetarëve që besojnë në një shtet të drejtë. Pa këtë themel, asnjë reformë, asnjë premtim nuk ka vlerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë në…