Altin Merlaku, ‘ylli i javës’ në Superligë  

26 prill 2022 | 12:00

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “ylli i javës”.

Ky çmim për xhiron e 30-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Dukagjini (Klinë), Altin Merlaku.

Kapiteni i skuadrës klinase pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e skuadrës së tij ndaj tifozëve të vet kundër Gjilanit, me rezultat 2-0. Merlaku realizoi të dy golat në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së Armend Dallkut në luftën për mbijetesë.  Pas kësaj fitoreje Dukagjini i rrit shpresat për t’iu shmangur pozitës që dërgon në barazh. Aktualisht ka 36 pikë, aq sa ka edhe Drenica në pozitën e 7-të.

Çmimin “ylli i javës” për futbollistin e Dukagjinit e dorëzoi Endrit Zenunaj, specialist në BKT.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka dhënë detaje në…